-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Agron Shehaj: Ne jemi partia e tretë në 11 Maj

Kryesoret

Kryetari i partisë “Mundësia” Agron Shehaj u shpreh se do të jenë forcë e tretë e parlamentit të ri që do të dalë nga zgjedhjet e 11 Majit.

“Na ka ardhur në majë të hundës me një klasë politike të korruptuar që vetëm vjedh dhe vetëm mendon për veten e vet. Ajo që krijuam para 1 viti që ishte një gjë shumë e vogël, sot është bërë shumë e madhe. Nga një grup prej dhjetra themeluesish, tani jemi mbi 100 mijë në gjithë Shqipërinë.

Po flasin për ne, i kanë sytë nga ne shohin të ardhmen tek ne, por duhet ti bindim se qytetarët shqiptarë janë të zhgënjyer dhe kanë nevojë për një forcë politike të re, tek e cila të kenë besim. Ne nuk duhet të lodhemi e dorëzohemi. Rezultati varet nga ne.

Unë ju garantoj që në zgjedhjet e ardhshme ne do jemi e para forcë politike që do hyjmë në Parlament duke i pasur të dyja partitë e mëdha kundër. Kur e shohin që dalin sondazhe që tregojnë të vërtetën, që ne jemi qartësisht partia e tretë janë trembur, më të tremburit janë në opozitë se po shikojnë që nuk janë e vetmja alternativë. Sa herë na sulmojnë duhet të kuptojmë që jemi në rrugën e duhur”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit