Aktivisti i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori në emisionin 5 pyetjet nga Babaramo u shpreh se nga takimet me qytetarët vëren që populli ka frikë. Qori tha se ata nuk i marrin qytetarët si votues pasi duan që tu sjellin një ndryshim për ta.
“Ata që na kanë pritur më mirë janë Kuçova dhe Kukësi. Vërej një nevojë për ndryshim. Mua më duket sikur sot krahasuar me një vit më parë është më e madhe.
Dallimi nuk është i thjeshtë sepse të gjithë njerëzit që thonë do të votoj është që do të votoj për ne. Premton që do të votojë për ne por nuk pranojnë foto. Kjo tregon që ata kanë frikë. Pra që populi ka frikë qeverinë. Gjithsesi përvoja politike na ka mësuar që sesa prej atyre që shfaqin respekt dhe konsideratë do të na votojë. Ne nuk i marrim qytetarët si votues.”, tha Qori.