Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj ka zhvilluar një takim me banorët e zonës së Tale 2.
Gjekmarkaj shprehet se vendi është i zhytur në varfëri, pabarazi dhe ka mungesë të investimeve nga qeveria aktuale. Ai thekson se me 11 maj do të vijë ndryshimi. Gjithashtu ka bërë thirrje që të gjithë të votojnë dhe të kontribuojnë për një Shqipëri më të zhvilluar dhe më me dinjitet.
“Partia Demokratike angazhohet për rritjen e pensioneve, paga më të larta dhe mbështetje specifike për turizmin dhe për bujqësinë. Ne do të luftojmë kundër korrupsionit dhe kriminalitetit dhe do të sigurojmë një qeveri që garanton barazinë dhe mbështet zhvillimin e qëndrueshëm.
Le të bashkohemi dhe të punojmë për të ndryshuar të tashmen dhe ndihmuar Shqipërinë të ecë përpara! Programi i PD-së është ai që do të ndihmojë Shqipërinë të shkojë drejt një të ardhmeje më të mirë dhe më të drejtë për të gjithë, edhe pak ditë për të sjellë fitoren”, shprehet Gjekmarkaj.