-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Policia i përgjigjet Gaz Bardhit: Xhaxhai i kandidates demokrate u kap me bllok

Kryesoret

Policia e Shtetit i është përgjigjur kryetarit të grupit të PD-së, Gazment Bardhi i cili akuzoi se blutë po i bënin presion familjarëve të Silva Hasajt, njërës prej kandidateve të PD-së në Fier. Por policia sqaron se xhaxhai i saj, Agim Hasaj është kapur me një bllok me shënime në lidhje me procesin zgjedhor, por pas shoqërimit u la i lirë.

“Më datë 27.04.2025, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative se shtetasi A. H., 59 vjeç, banues në Peshtan,  kryente veprimtari të paligjshme në lidhje me procesin zgjedhor, shërbimet e Policisë, në orën 19:20, e kanë kontrolluar dhe më pas e kanë shoqëruar këtë shtetas në Komisariatin e Policisë Fier.

Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi dhe kontrollit në automjetin me të cilin ai udhëtonte, u gjet një bllok me shënime në lidhje me procesin zgjedhor.

Shtetasit A. H. iu mor deklarimi dhe u la i lirë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme hetimore.

Sqarojmë opinionin publik se në lidhje me statusin e publikuar nga drejtuesi politik i Partisë Demokratike, për qarkun Fier, z. G. B., në të cilin ai ka pretenduar se Policia e Shtetit ka ushtruar presion ndaj familjarëve të kandidates për deputete të Partisë Demokratike, znj. S. H., (shtetasi A. H. që u shoqërua, i afërm i saj), theksojmë se pretendimi është i pavërtetë pasi Policia për këtë rast ka kryer të gjitha veprimet procedurale konform ligjit dhe materialet janë referuar në Prokurori.

Policia e Shtetit garanton qytetarët dhe të gjitha subjektet politike se është tërësisht e baraslarguar nga subjektet politike dhe e fokusuar vetëm në zbatimin e ligjit, garantimin e rendit e sigurisë përgjatë fushatës elektorale dhe paprekshmërinë e votës” njofton policia.

Gaz Bardhi: Policia presion ndaj familjarëve të kandidates për deputete të PD-së

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit