-sidi education-spot_img
34.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kontrata 6 mln $/ Celibashi: PD s’ka detyrim ta dorëzojë tani

Kryesoret

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi deklaroi se Koalicioni ‘Aleanca për Shqipërinë Madhështore’ dhe PD nuk kanë dorëzuar deri tani kontratën e lobimit me kompaninë amerikane “Continental”, me vlerë 6 mln dollarë. Celibashi shpjegoi se deri tani janë në rregull sepse afatet nuk janë tejkaluar.

“Partitë politike kanë detyrim që të depozitojnë në KQZ të ardhurat dhe shpenzimet jo më vonë se data 31 mars e vitit pasardhës. Kurse koalicionet jo më vonë se 60 ditë nga shpallja e rezultatit zgjedhor. Kjo përfshin edhe Aleancën për Shqipërinë Madhështore, përfundon jo më vonë se 60 ditë nga shpallja e rezultatit.

Nuk ka detyrim në këto momente që t’i dorëzojë të ardhurat dhe shpenzimet si subjekt zgjedhor dhe që do të thotë se nuk e kemi këtë kontratë dhe nuk ka as detyrim, sikurse thuhet se ‘pse nuk është kërkuar kjo kontratë nga ne’. Por në momentin që do e kemi, do japim shpjegimin tonë për këtë kontratë.

Më vjen keq por nuk të komentoj rastin konkret për sa kohë ai rast nuk është bërë objekt shqyrtimi nga KQZ. Kur ta kemi këtë objekt shqyrtimi, do e bëjmë të ditur për ju” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit