Policia Rrugore e Beratit gjatë dy javëve të fundit ka arrestuar një person, ka proceduar 4 të tjerë si dhe ka vendosur 304 gjoba.
Nga 304 gjoba janë marrë:
57 për mosvendosjen e rripit të sigurimit,
116 për shpejtësi mbi normat e lejuara
193 për ndalim ose pushim të automjetit në kundërshtim me sinjalistikën rrugore,
19 për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit,
dhe 263 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
Policia Rrugore e Beratit apelon që të respektohen rregullat e qarkullimit rrugor në mënyrë që të shmangen edhe aksidentet.