-sidi education-spot_img
17.7 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Presidenti i Malit të Zi kthen ligjin që i jepte arabit plazhin e Ulqinit

Kryesoret

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç nuk e ka dekretuar ligjin e ri i cili parashihte që Plazhi i Madh i Ulqinit t’i jepej me qira për 99 vjet një biznesmeni arab për ndërtim të objekteve turistike dhe banimi.

Milatoviç e ka nënshkruar Ligjin për ratifikimin e marrëveshjes për bashkëpunim ekonomik mes Malit të Zi dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, por jo atë që ka të bëjë me turizmin dhe pasuritë e paluajtshme. Në njoftim, Presidenca e Malit të Zi të martën ka thënë se ky vendim është marrë për shkak të “shumë çështjeve të hapura lidhur me përmbajtjen e marrëveshjes”.

Këto ligje ishin miratuar më 23 prill në Kuvendin e Malit të Zi. Ato marrëveshje ishin kundërshtuar nga deputetët shqiptarë.

Marrëveshjet nuk e specifikojnë vendndodhjen e investimeve, por Qeveria e Malit të Zi ka njoftuar se ato lidhen me investimet e biznesmenit arab Mohamed Alabbar në Plazhin e Madh të Ulqinit.

Për këtë ka pasur kundërshtime nga komuniteti lokal, ekologë e opozita. Bëhej fjalë për rreth 20 milionë metra katrorë të këtij plazhi për t’u dhënë me qira për 99 vjet. Aty synohet ndërtimi i objekteve turistike dhe banimi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit