Pasditen e kësaj të hëne një grua ka hyrë brenda ambienteve të Gjykatës së Shkallës së Parë në Vlorë për të marrë pjesë në një seancë gjyqësore, por në momentin që ka kaluar në skaner, është dhënë sinjali për prani të një objekti metalik.
Raportohet se thika u zbulua nga skaneri në hyrje të gjykatës.
Nuk dihet arsyeja e mbajtjes së thikës në gjykatë por burime bëjnë të ditur se dyshohet që thika të përdorej gjatë procesit gjyqësor.
Policia ka shoqëruar gruan në komisariat, madje mësohet se ajo u ka thënë se do të vijë vetë vetëm mos më prekni.









