Ditën e sotme tre persona u vranë nga një sulm i armatosur në qytetin suedez të Uppsalas. Policia është në kërkim të një personi të dyshuar si autor i vrasjeve, raportoi agjencia e lajmeve TT.
Policia suedeze kishte deklaruar se kishte marrë telefonata nga qytetarë që kishin dëgjuar të shtëna armësh në qendër të qytetit, dhe thanë se shërbimet e emergjencës ishin nisur menjëherë drejt vendngjarjes.
“Tre persona janë konfirmuar të vdekur pas të shtënave… Policia po e heton ngjarjen si vrasje”, thanë hetuesit në një deklaratë.
Suedi/ Të shtëna me armë në qendër të Uppsalës, disa të plagosur