-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zhdukja e 16 emigrantëve në Gjadër/ Këlliçi: Respektimi i të drejtave të njeriut, në nivele alarmante

Kryesoret

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Tiranën, Belind Këlliçi në rrjetin e tij social ka reaguar në lidhje me lajmin e 16 emigrantë janë zhdukur nga kampi i Gjadrit. Këlliçi thotë se kampi ka probleme të shkeljes së sovranitetit të Republikës së Shqipërisë.

Ai shprehet se trajtimi i emigrantëve dhe respektimi i të drejtave të nejriut është në nivele alarmante. Këlliçi nënvizon se emigrantë nga vende të ndryshëm të botës sillen në Shqipëri, transportohen pa asnjë informacion, trajtohen si njerëz të tepërt.

“Shqetësues lajmi për zhdukjen e 16 emigrantëve nga kampi i Gjadrit.
Një kamp që erdhi si rezultat i një marrëveshjeje të dyshimtë, një kamp që u propagandua si “ndihmë” ndaj Italisë dhe emigrantëve po përfundon tani si një burg anonim ekstraterritorial, ku emigrantët zhduken nga radari.
Më herët në media qarkulluan lajme mbi një revoltë të emigrantëve brenda kampit, ku sipas raportimeve tre prej tyre u lënduan me thikë.
Qytetarët shqiptarë ashtu si edhe taksapaguesit italianë duhet të informohen në mënyrë transparente dhe në kohën e duhur.
Ky kamp ka në vetvete probleme të rënda të shkeljes së sovranitetit të Republikës së Shqipërisë.
Përpos kësaj, duket se trajtimi i emigrantëve dhe respektimi i të drejtave të njeriut është në nivele alarmante.
Emigrantë nga vende të ndryshëm të botës sillen në Shqipëri, transportohen pa asnjë informacion, trajtohen si njerëz të tepërt.
Qytetarët e Shqipërisë, ata italianë si edhe vetë emigrantët meritojnë të dinë se cili është qëllimi final i këtij kampi sa i takon integrimit apo kthimit të emigrantëve, a zbatohen aty protokolle në përputhje me të drejtat e njeriut, a i nënshtrohet ai legjislacionit europian dhe cili është vizioni për të ardhmen:
Shqipëria një vend i instalimit të burgjeve jashtë territorit të BE-së apo Shqipëria një anëtare e BE me të drejta të plota?”, shkruan Këlliçi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit