Koordinatori i Partisë Demokratike për Tiranën, Klevis Balliu gjatë takimit me qytetarët në Astir ka ironizuar zv.kryeministren Belinda Ballukun.
Balliu u shpreh se qeveria ka vjedhur paratë dhe ka për të transformuar Ballukun. Ai tha se Shqipëria është vend me probleme serioze. Gjithashtu ka bërë thirrje që të votojnë numrin 1 për Aleancën për Shqipërinë Madhështore.
“Kur ka para për të transformuar Ballukun pse nuk ka para për Shqipërinë. Kur ka para për inceneratorin pse nuk ka para për pensionistët, për njerëzit me ndihmë ekonomike. Shqipëria vend me probleme serioze. Duhen njerëz serioz për t’i zgjidhur. I vetmi serioz në politikën shqiptare është prof. Dr. Sali Berisha. Ne vijmë me zgjidhje ata me tallava. Për të mbrojtur pronën tuaj, të drejtat tuaja votoni 1, votoni Aleancën për Shqipërinë Madhështore.”, tha Balliu.