Deputetja Monika Kryemadhi ka komentuar kontratën e lobimit të Partisë Demokratike me kompaninë amerikane me vlerë 6 mln dollarë.
Kryemadhi u shpreh se kontrata është e rregullt dhe u bë publike në faqen zyrtare të Departamentit të Drejtësisë.
“Kontrata është shumë e mirë në momentin që burimet janë të ligjshme bravo u qoftë. Nuk më duket e ekzagjeruar dhe ka qenë publike që në fillim në faqen e departamentit të Drejtësisë ishte publike kujt tjetër duhej ti behej publike Edi Ramës? Në kontratë nuk shkruhet se kjo kontratë behet për lobimin e heqjes së non-grates për Sali Berishën. Të lobosh me SHBA-në nuk është e gabuar”, u shpreh Monika Kryemadhi në emisionin Dekalog.