Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, i ka thirrur në një takim liderët e dy prej partive më të mëdha parlamentare, Memli Krasniqin e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lumir Abdixhikun e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Kurti i ka ftuar në përpjekje për ta gjetur një mënyrë për konstituimin e vonuar të Kuvendit të Kosovës. Krasniqi e ka pranuar ftesën e Kurtit, ndërsa LDK-ja tha se nuk e pranon.
Kurti i ka ftuar ata në takim të përbashkët të enjten në orën 8:30, rreth dy orë para se të fillojë vazhdimi i nëntë i seancës konstituive të Kuvendit.
Krasniqi tha disa orë më vonë në rrjetin e tij social se do të shkojë në takim me shpresën se Kurti do të ndryshojë qëndrim në lidhje me propozin e kandidatit për kryetar të Kuvendit.
“Gjetja e një kandidateje apo kandidati të përshtatshëm, që gëzon mbështetjen e shumicës së deputetëve, do të ishte një hap i rëndësishëm përpara”, shkroi Krasniqi.