-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Rama në Kukës: 11 maji dita për të marrë një vendim me historinë, jo për fanela partish

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me qytetarët në Kukës dhe u bëri thirrje që të votojnë me 11 maj. Rama tha se 11 maj nuk është dita e fanelave të partive, por është për të marrë një vendim për historinë.

“Po ju them sot që potenciali i Kukësit nëse ne së bashku arrijmë të krijojmë atraksionin duke vendosur në qendër si një magnet qytetin e nëndheshëm, që po përgatisim një konkurs ndërkombëtar, ku do përfshihet dhe hoteleri -turizmi, dhe nga ana tjetër për të krijuar një sistem mikëpritje ku njerëzit të qëndrojnë disa ditë.

Nuk është aspak e habitshme që në ‘Shqipërinë 2030’ Kukësi të arrijë në 1 milionë turistë, nuk është shifër e jashtëzakonshme. Në 11 maj nuk është dita për tu marrë me fanelat e partive, është dita për të marrë një vendim me historinë. 11 maji është dita që demokratët të bëjnë atë që të tjerët që nuk ishin mbështetës të PD bën në 22 mars të ‘92, ku votuan për PD pavarësisht se nuk ishin përkrahës. Më pas në gusht apo shtator kur u zhvilluan zgjedhjet, shumica dërmuese votoi kundër.”, tha Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit