Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me qytetarët në Kukës. Rama u shpreh se më 2030 qarku Kukës do të ketë 1 milionë turistë. Kryeministri theksoi se Bashkimi Evropian na hapur dyert dhe duhet që të bëjmë detyrat që të mos mbyllen. Gjithashtu nënvizoi se çdo fëmijë do të pajiset me pasaportë europiane.
“Më 2030, qarku Kukës do të ketë 1 milion turistë. BE na ka hapur dyert, mjafton që ne të bëjmë detyrat që na janë ngarkuar. Skënderbeu e përcaktoi se vendi i Shqipërisë është në perëndim dhe jo në lindje. Edhe Rilindasit thanë se për ne shqiptarët, dielli lind andej nga perëndon. Treni i historisë na ka dalë përpara syve dhe nuk duhet ta humbim sërish. Mos votoni si tifoz, se ja jep votën kënetës dhe e lë Kukësin në gjendje të rëndë. Ne duam që çdo fëmije t’i japim pasaportën europiane.”, tha Rama.