Ukraina është gati të nënshkruajë”një marrëveshje mineralesh me SHBA-në sot, raporton BBC.
Kryeministri ukrainas Denys Shmyhal ka konfirmuar se ministrja e Ekonomisë Yulia Svyrydenko është duke udhëtuar për në SHBA, duke shtuar se shpreson që marrëveshja për mineralet të nënshkruhet brenda “24 orëve” të ardhshme.
“Po punojmë për detajet përfundimtare me kolegët tanë amerikanë”, thotë ai për televizionin kombëtar.
“Pas kësaj, do të ketë nënshkrimin e dy marrëveshjeve të tjera teknike, në lidhje me krijimin e fondit, financimin dhe mbushjen e tij.”, shtoi ai.