Ditën e sotme rajoni më i gjerë i Jeruzalemit u vu në gjendje alarmi, pasi zjarre të mëdha shpërthyen në pyllin e Eshtaolit dhe në kodrat perëndimore të kryeqytetit izraelit.
Sipas Shërbimit të Zjarrfikësve të Izraelit, të paktën pesë vatra aktive janë regjistruar në kodrat e Jeruzalemit, me flakët që rrezikojnë zonat e banuara, duke detyruar autoritetet të evakuojnë fshatra dhe të bllokojnë rrugë.
Tre komunitete janë evakuuar plotësisht për arsye parandaluese.Autoritetet bënë të ditur se të paktën shtatë persona kanë pësuar djegie të lehta nga flakët, mes tyre edhe dy adoleshentë.
Ministri i Jashtëm izraelit, Gideon Sa’ar, iu drejtua të mërkurën në mesditë homologëve të tij në Qipro, Kroaci, Itali dhe Greqi, për të kërkuar ndihmë në përballimin e zjarreve, sipas një njoftimi nga zyra e tij.
:
Israel sends out urgent call for international help as massive fires break out near Jerusalem.
Greece, Italy, and Croatia are mobilizing and sending aerial reinforcements to assist in combatting the wildfires, which are spreading rapidly. pic.twitter.com/o1PCRbtyZA
— Oli London (@OliLondonTV) April 30, 2025








