Bashkimi Europian ka përgënjeshtruar lajmin e publikuar në media ku pretendohet se delegacioni i BE-së në Shqipëri apo Ambasadori Gonzato kanë ndërhyrë për të hequr emra nga raporti paraprak zgjedhor i OSBE/ODIHR.
“Artikulli i publikuar nga Syri.net, që pretendon se Delegacioni i BE-së në Shqipëri apo Ambasadori kanë ndërhyrë për të hequr emra nga raporti paraprak zgjedhor i OSBE/ODIHR, është i pavërtetë.
Raportet e vëzhgimit zgjedhor të OSBE/ODIHR janë të pavarura, të paanshme dhe bazohen vetëm në gjetje të verifikuara nga ekipet e tyre të vëzhguesve. Dezinformimi mund të dëmtojë besimin e publikut në proceset demokratike”, thuhet në reagim.