Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë takimit me qytetarët në Librazhd ka hedhur akuza ndaj ministrit Taulant Balla. Berisha tha se shoferi i Ballës është dhunuar nga Suel Çela. Ai theksoi se me 11 maj është dita që të ndryshohet dhe të ndëshkohet krimi e të vendoset paqja dhe siguria.
“11 maj është dita të ndryshojmë, të votojmë për dinjitetin tonë, për paqen për sigurinë dhe t’i japim ndëshkimin më të madh krimit.
Çfarë fitoi Tao nga votat tuaja? Fitoi qindra milionë të fshehura, fitoi pasuri, fitoi emrin më të keq si bajloz krimi në Elbasan dhe Shqipëri.
E morët vesh besoj, para 10 ditësh Sueli ia bëri për spital shoferin dhe Tao e qepi gojën. Si ushtar i Suelit turp të ketë. Tao burreci e qepi gojën ndaj njeriut që e kishte patur vite shofer. Ia theu kockat se nuk mbështeti Sara Milen. E kuptoni ju?
Qytetarë të Librazhdit, njerëz të lirë, duhet të ndëshkoni këtë bandë me votën tuaj. Ju garantoj se Sueli dhe Suel si ai do të shpallen terroristë.”, tha Berisha.