Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali përmes rrjetit social ka uruar të gjithë qytetarët për 1 Maj, Dita Ndërkombëtare të Punëtorëve.
“Respekt e mirënjohje për punëtoret dhe punëtorët shqiptarë, që çdo ditë, me përkushtim e sakrificë, mbajnë gjallë ekonominë, kujdesen për familjet e tyre dhe ndërtojnë një Shqipëri europiane, më të zhvilluar, më solidare”, shkruan ajo.