-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Komunikuan me Roven Zekën, SPAK merr dëshminë e 4 zyrtarëve të policisë

Kryesoret

Prokuroria e Posaçme ka marrë dëshminë e katër zyrtarëve të policisë, të cilët zhvilluan takime me shefin e qarkullimit rrugor të Tiranës Roven Zeka, i cili mbahet nën arrest në ambientet e Bllokut të Sigurisë.

Nga sekuestrimi i kamerave të sigurisë u verifikuan hyrjet-daljet e zyrtarëve në Bllokun e Sigurisë. Hetuesit e BKH-së i thirrën për t’i marrë në pyetje lidhur me arsyet e vizitës në qeli të kolegut të tyre.

3 prej tyre iu janë sekuestruar celularët dhe po zbërthehen nga ana e ekspertëve për të parë komunikimet që mund të hedhin dritë mbi rastin.

Prokuroria po i heton zyrtarët nën dyshimet për shpërdorim detyre, pasi nuk lejohet që të kryejnë takime me persona nën hetim.

Gjithashtu Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar celularin e një biznesmeni të njohur. Dyshohet se sipërmarrësi ka ndërmjetësuar dhe vendosur lidhjen mes Roven Zekës, si edhe biznesmenit tjetër që dyshohet se ofroi ryshfet që gruaja e tij.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit