-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kriza/ Krasniqi: Kurti e vuri Albulena Haxhiun mbi Kosovën

Kryesoret

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi pas dështimit të seancës së Kuvendit të Kosovës u shpreh se propozimi i VV-së për votim të fshehtë për kryeparlamentar është i paligjshëm.

“VV-ja bëri shkelje të hapur kushtetuese. Në kohën kur ka filluar votimi dhe ka dështuar disa herë, është e paligjshme dhe jokushtetuese propozimi për votim të fshehtë. Po më vjen keq në çfarë situate po e vendosin Avni Deharin, po e keqpërdorin.

Më arbitrare është se VV-ja po e konsideron më të rëndësishme Albulena Haxhiun sesa Kuvendin e qeverinë. Është e turpshme, fyese.

Duke mos i pasur numrat për kryeministër, Kurti ka vendosur ta vazhdojë talljen edhe me deputeten Haxhiu. Kur ka dy kandidatë ka kuptim votimi i fshehtë”, ka thënë ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit