-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kriza/ Kusari: PDK, LDK, AAK dhe Lista serbe pakt kundër VV-së

Kryesoret

Deputetja Mimoza Kusari-Lila, pas dështimit të seancës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Kosovës deklaroi se opozita po pengon procesin dhe se marrëveshja e vjetër politike ende vazhdon të jetë aktive, duke bllokuar çdo mundësi për përparim.

“Në emër të dy partive dua të deklaroj që në përmbyllje të gjithë kësaj sage janë të qarta dy argumente të forta e parasegjithash: e para, që partitë e opozitës nuk po duan të zhbllokojnë situatën.

Dhe e dyta, që marrëveshja mes PDK-së, LDK-së, AAK-së dhe Listës Serbe ende është funksionale. Sot as që erdhi deri te votimi për kandidatin e propozuar nga ne — votimi nuk kaloi. Sot u bllokua që në start çdo mundësi për të pasur një rezultat pozitiv”, theksoi Kusari-Lila.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit