Këshilltari për sigurinë kombëtare i Donald Trump-it, Mike Waltz largohet nga posti, shkruan Reuters.
Waltz ka qenë pjesë e ekipit amerikan që ka negociuar për një marrëveshje paqeje mes Ukrainës dhe Rusisë.
Ndërkohë që rrethanat e largimit të tij mbeten të paqarta, Waltz tha se pranon “përgjegjësinë e plotë” për skandalin e quajtur “Signalgate”.
Ky skandal shpërtheu pasi redaktori i revistës The Atlantic, Jeffrey Goldberg, u shtua aksidentalisht në një bisedë të aplikacionit Signal me zyrtarë të lartë të administratës Trump, ku sekretari i mbrojtjes Pete Hegseth ndau detaje për sulmet ajrore amerikane në Jemen.
“Waltz ishte qartësisht kurbani në gjithë këtë” shkruan Reuters.