-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Berisha: Firmosi Noka! PD asnjë lek, ja pse lobimi nuk ka asnjë shkelje

Kryesoret

Kryetari i PD-së, Sali Berisha deklaroi sot se partia që drejton nuk ka paguar asnjë qindarkë tek lobimi 6 milionë dollarë. Tha se ligji e lejon sepse është fondacion (MAGA) dhe nuk vjen nga sektorë publikë.

“Ndihma është përfshirëse, është fondacion, nuk vijnë nga sektorë publikë, nga fondacionet lejohet. Kontrata është publikuar plotësisht. Është për qëllimet kauzat e drejta të PD-së. Në tërësi për marrëdhëniet e PD, Shqipërisë dhe SHBA. Kjo kontratë është për çdo shqiptar.

E vërteta e kontratës që i ka djegur kaq shumë Edi Ramës, altoparlantëve të tij, u ka djegur kaq shumë zyrtarëve të krimit. Do doja që këto tu përsëriteshin. Përpjekja për të zënë hapësirën mediatike të programit për qytetarët. Unë kam 4 muaj që dal me program. Rama nuk ka program, del me përpjekje për të mbytur hapësirën mediatike me banalitete.

Zoti Noka pranon shërbime, por nuk jemi palë kontraktuese. Me LaCivita jemi palë kontraktuese. Në rastin tjetër palë kontraktuese është fondacioni. Ne kemi pranuar shërbimin. PD nuk ka dhënë asnjë qindarkë. Është një fondacion që jep para. Edhe sikur PD ti japë nga arka e vetë, për kauzën ja vlen çdo qindarkë” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit