Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku pas dështimit të radhës së seancës së Kuvendit ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për arbitraritet të plotë.
“A po e kuptoni tani, se pse me të tillët, nuk mund të kesh as takim e as mirëkuptim? Të takojnë, të mashtrojnë! Gjersa të thërrasin në takim, jashtë të ofendojnë. Në fund veprojnë në arbitraritet të plotë.
Sepse nuk njohin njerëzoren, as fjalën, as kurrizin! Kjo politikë duhet të marrë fund! LDK-ja do t’i japë fund.
Është interes kombëtar refuzimi i qasjes së tillë politike, jo nënshtrimi e dorëzimi para saj. Shpresoj dhe partitë tjera ta kuptojnë këtë gjë sa më parë.
LDK-ja e ka të qartë. Prandaj është konsistente. Para, gjatë e pas zgjedhjeve. Prandaj votuesi e mbështetësi i LDK-së sot rri krenar!”, ka përfunduar Abdixhiku.









