Policia ka arrestuar një nga autorët e plagosjes së Sidi Velajt në Orikum, në bashkëpunim me Qerim. B., ngjarje e ndodhur në janar të këtij viti.
Prokuroria e Vlorës i ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” 36-vjeçarin E.B., banues në Orikum. Ai akuzohet për veprta penale “Vrasje në rrethana cilësuese”, kryer në bashkëpunim dhe mbetur në tentativë, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
36-vjeçari në bashkëpunim me Q.B., më datë 26.01.2025, në Orikum, kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të disa personave që ndodheshin në një lokal, ku si pasojë mbeti i plagosur S. V.