-sidi education-spot_img
33.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Ti je çyryk’- Alizoti i hakërrehet Ramës: Ore delenxhi, ti je pasardhës i gjysmëopingës

Kryesoret

Drejtuesi i PD-së për qarkun e Elbasanit, Tomor Alizoti i është përgjigjur Edi Ramës, pasi kryeministri Edi Rama i tha se është çyryk.

Alizoti, me anë të postimi në Facebook, u shpreh: “Ti Edvin Kristaq Rama, do mbetesh një delenxhi, sepse i tillë ke lindur”.

“Kur dëgjova reagimin tënd, më erdhi ndër mend çfarë thotë Niçe për njerëz si ty. Ai ka një krahasim të mrekullueshëm kur tregon ndryshimin mes shtazës dhe njeriut. Kur e lexon në gjermanisht tingëllon shumë bukur.

Por më pas mendova se, është shpenzim shumë i madh kohe t’i shpjegosh dikujt, që kulmin e imagjnatës e ka të lidhur me figura që flasin në ekrane, se çfarë është shkëputja e njeriut nga shtaza. Prandaj, po të përgjigjem me atë çfarë ti kupton më mirë, vulgaritetin. Ti Edvin Kristaq Rama, do mbetesh një delenxhi, sepse i tillë ke lindur.

Ti je pasardhës i gjysmëopingës, dhe do mbetesh përgjithmonë i tillë. Ky është guri jot, që s’e blen dot as me milionat që i vjedh popullit më të varfër në Evropë, as me shishet e verës 35 mijë euro me të cilat të qerasin shokët e tu ordinerë netët kur ti firmos vjedhjet.

As me krekosjen mes idiotëve të tu të dobishëm. Ti ke qenë, je, dhe do mbetesh gjysmëopingë. Para meje, ti je soj delenxhiu, si dje, si sot, si përgjithmonë”, lexohet në postimin e Tomor Alizotit në Facebook.

‘Do t’ju hamë të gjallë’- Rama: Ky Tomorr Alizoti është komplet çyryk

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit