Ditën e sotme presidenti Bajram Begaj ka pritur në Presidencë, mbretin e Jordanisë, Abdullah II.
Begaj e priti mbretin e Jordanisë me ceremoni shtetërore. Ata kanë vijuar takimin në presidencë.
Ndërsa në orën 13:45, mbreti i Jordanisë do të pritet në kryeministri nga Edi Rama.