Ditën e sotme, presidenti Bajram Begaj ka pritur në Presudencë mbretin e Jordanisë, Abdullah II. Në takim ata kanë diskutuar për rritjen e dialogut politik dhe bashkëpunimin ekonomik e tregtar.
“Është me rëndësi rritja e shkëmbimeve tregtare dhe e investimeve jordaneze në Shqipëri. Jordania i jep mbështetje Kosovës për njohje të reja dhe hyrje në organizmat ndërkombëtarë. Ndërsa Shqipëria mbështet hapjen e zyrës ndërlidhëse të NATO-s në Jordani”, tha Begaj.
Gjithashtu tha se Jordania është vend partner i rëndësishëm në krahun jugor të NATO-s.
“Iniciativa e Procesit të Aqaba-s, një nismë e suksesshme në luftën kundër terrorizmit. Jordania është kolonë e fortë stabiliteti. Të forcojmë bashkëpunimin në mbrojtje dhe siguri. Shqipëria vlerëson rolin kyç të Jordanisë për paqen dhe stabilitetin në Lindjen e Mesme”, tha ai.