Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh nga Laçi se Edi Rama është “futur në rreth të kuq” dhe po “numëron ditët e fundit”. I kujtoi dosjen McGonigal, duke thënë se kjo çështje po e ndjek Ramën si fantazmë dhe se “me thesin prej 250 mijë eurosh” që ka përdorur për të korruptuar ish-agjentin e FBI-së, fundi i tij do të jetë në burg.
“Edi Rama është futur në rreth të kuq, po numëron ditët. Ju e dëgjuat rezolutën e PPE-së, partisë së madhe që drejton Europën, që e njohin Ramën si bajloz të lidhur me krimin.
Në Valencia triumfoi kauza juaj, triumfuan idealet tuaja të lirisë, idealet për një Shqipëri pluraliste dhe mori goditje fatale Edi Rama dhe bandat e tij e kudo që shkon e ndjek si fantazmë dosja MGonigal, ka mbi supe thesin me 250 mijë euro me të cilin korruptoi McGonigal. Do shkojë në burg si ai” tha ai.