Një 37-vjeçar është arrestuar në Portin e Durrësit pasi ka tentuar që të trafikojë 10 piktura me vlerë 25 mijë euro. Nga kontrollet në makinë, polici i gjeti 10 piktura të padeklaruara dhe 37-vjeçari Kasem Qato, banues në Elbasan nuk kishte asnjë dokument që vërtetonte origjinën e tyre apo pronësinë.
Gjithashtu janë shpallur në kërkim edhe Q. H., 25 vjeç, banues në Fier dhe G. N., 53 vjeç, banues në Durrës. Nga hetimet dyshohen si bashkëpunëtorë të Kasem Qatos për trafikimin e pikturave.
Ndërkohë po vijon puna për kapjen e tyre dhe për dokumentimin e plotë të këtij rasti. Ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i veprave të artit dhe kulturës”, kryer në bashkëpunim.