Ditën e sotme është hapur Ambasada e Republikës së Kosovës në Kuala Lumpur, Malajzi.
Lajmi është konfirmuar nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla. Ajo theksoi se Malajzia është një ndër vendet e para që ka njohur pavarëlsinë e Kosovës.
“Hapja e Ambasadës në Kuala Lumpur nuk është vetëm një zgjerim i pranisë sonë diplomatike, por edhe një shprehje konkrete e vullnetit tonë për të ndërtuar ura miqësie, bashkëpunimi dhe zhvillimi me një nga rajonet më dinamike në botë. Jemi mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme të Malajzisë dhe të përkushtuar për ta çuar këtë partneritet në nivele të reja,”deklaroi Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.