Pasditen e sotme do të ekstradohet nga Dubai, i shumëkërkuari nga drejtësia 44-vjeçari Florenc Çapja.
Ai është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e babë e bir, Nezir dhe Gentian Beqiri në vitin 2012 në Elbasan.
Çapja është marrë i pandehur dhe në dosjen penale “Plumbi i artë” për sigurim të kushteve me qëllim vrasjen e Sokol Sanxhaktarit.