-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Kemi rënë në dashuri me Tiranën’- Si u kthye ëndrra e çiftit amerikan në tragjedi

Kryesoret

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Shkodër, ku një turist amerikan i identifikuari si Brandon Saporito, masakroi bashkëjetuesen Sandra Saporito me mjet prerës dhe më pas tentoi të vetëvritej.

Ata kishin ardhur me pushime në Shqipëri para pak ditësh. Brandon Saporito pasi masakroi gruan e tij 54-vjeçare, ka prerë damarët.

Ai mori dëmtime të lehta në dorë dhe u dërgua në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 57-vjeçari raportohet se ka qenë në gjendje të dehur dhe është i alkoolizuar.

“Rreth orës 10:15, në rrugën “At Shtjefën Gjeçovi”, në një banesë të marrë me qira, dyshohet se është vrarë me mjet prerës, shtetasja amerikane, S. S.

Në banesë u gjet bashkëjetuesi i saj, shtetas amerikan, i cili dyshohet se është autori i vrasjes.

Ky shtetas u shoqërua në spital për ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se është në gjendje të dehur dhe ka dëmtime të lehta, në duar, me mjete prerëse.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe për dokumentimin ligjor të rastit”, bën me dije policia.

“Kemi rënë në dashuri me Tiranën”, shkruante Sandra më 30 mars, duke ndarë foto nga Piramida dhe Parku i Liqenit Artificial.

Por ëndrra u ndërpre në mënyrën tragjikisht.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit