Mbrëmjen e sotme kryeministri Edi Rama është pritur me daulle dhe valle në rrugën e re Maqellarë-Peshkopi.
Rama nuk e la t’i ikte momenti dhe kapi tupanin duke i rënë bashkë me ta. Më pas, në rrugë u shfaq me Lamborghini Noizy, ndërsa Rama shihet teksa bën shenjë me duar që ti hapet rruga.
“Dibër – Ja edhe e sapopërfunduara rruga Maqellarë – Peshkopi, e cila e çon Rrugën e Arbrit deri në qendër të qytetit dhe e mbyll me sukses këtë vepër, që pa këtë segment do të na linte në shpinë romuzet e bulevardit të Peshkopisë, i cili meqë ra fjala, po qendiset bukur edhe ai tani që flasim” shkruan Rama.
Në fund kryeministri ironizoi opozitën dhe Sali Berishën, duke bërtitur: Dibra Madhështore.