Një bombole gazi ka shpërthyer në banesën e dy shqiptarëve në Mbretërinë e Bashkuar. Si pasojë dy të rinjtë shqiptarë janë lënduar.
Ambasada e Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar njofton ngjarja ka ndodhur dy netë më parë, si dhe ata ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Birminghamit, ku po marrin kujdes të specializuar mjekësor.
Ndërsa dy përfaqësues të ambasadës i kanë vizituar dy të rinjtë në spital dhe janë në komunikim të vazhdueshëm me palët përkatëse.