-sidi education-spot_img
31.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vokshi nga SPAK: PS po keqpërdor administradën publike

Kryesoret

Deputetja demokrate, Albana Vokshi është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme pasi ka dhënë informacine të tjera në lidhje me denoncimet e bëra për krimet zgjedhore.

Vokshi pasi doli nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme akuzoi Partinë Socialiste duke thënë që kanë keqpërdorur administratën publike për zgjedhje. Ajo u bëri thirrje nënpunësve që të mos bëhen pjesë në krime zgjedhore.

“Me keqpërdorimin e administratës publike, PS dhe Edi Rama vazhdojnë me shkelje të përditshme. I bëjmë thirrje çdo nëpunësi të administratë publike, çdo mësuesi, të mos bëjë pjesë në krime zgjedhore. Të largohen nga sistemi i patronazhimit.

Çdokush që bën krime zgjedhore, do të përballen me drejtësinë. Çdo kush që bën detyrën e nëpunësit civil, do të mbështetet nga qeveria e PD. Kushdo që përfshihet në krime zgjedhore duke bërë patronazhimit, duke dhënë shërbime që ua garanton ligji, kundrejt votës, do të përballet me drejtësinë herët a vonë.

Unë u thirra për të dhënë informacione shtesë si pala kallëzues për të dhënë informacione shtesë.”, tha Vokshi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit