-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Damian Gjiknuri mbledh mësuesit: Jam një zgjedhje që është e provuar

Kryesoret

Kandidati i PS për deputet në Qarkun e Vlorës, Damian Gjiknuri zhvilloi takim me mësues të Sarandës duke shprehur vlerësime për kontributin e vazhdueshëm të tyre në edukimin e brezave.

“Të flasësh me mësuesit, është kënaqësi. Ju jeni njerëz që mësoni dhe edukoni breza. Unë vet vij nga familje arsimtarësh, tre breza arsimtarë. Gjyshi im ka qënë themelues i shkollës shqipe në zonën e bregdetit dhe në Lumin e Vlorës, në 1920. Qeveria Rama i ka dhënë prioritet pagave në arsim.

Paga dhe kushtet që iu krijohen janë shumë të rëndësishme që ne të kemi mësues cilësor edhe në të ardhmen. Synimi i kryeministrit mandatin tjetër është që paga mesatare e mësuesit të shkojë 1500 euro, si dhe investimi i mëtejshëm në infrastrukturën arsimore.

E vlerësoj shumë armatën tuaj, sepse jeni pjesa që edukoni breza. Do të vijojë më tej investimi në kapitalin njerëzor, pasi nëse ne kemi mësues më cilësorë dhe dinë të transmetojnë dije dhe të formësojnë karakter tek fëmijët, jo thjesht të japin dije, ne kemi përgatur gjeneratat në të ardhmen”. tha ai

Referuar kandidaturës së tij Gjiknuri iu drejtua mësuesve ”Keni një zgjedhje që është e provuar. Nëse unë marr mbështetjen tuaj dhe të qytetarëve të Sarandës, dua të jem përfaqësuesi juaj. Juve ju duhet një politikan i provuar, që di si lëvizen gjërat në nivel politik. Për Sarandën jam kandidatura që lidh mirë interesat e këtij komuniteti me atë që mund të bëjë qeveria në nivel qendror”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit