-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Detaje të reja për plagosjen e 5 personave në Laç

Kryesoret

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Laç, ku pesë të rinj janë plagosur gjatë një përplasjeje me armë zjarri. Hetimet paraprake dhe pamjet e kamerave të sigurisë kanë zbuluar se konflikti kishte nisur disa ditë më parë për motive të vogla dhe kulmoi në një shkëmbim zjarri mes dy grupeve të rinjve, që ishin të armatosur.

Sipas hetimeve të para, pas një mosmarrëveshje të mëparshme, dy grupe të rinjsh, një prej tre vetësh dhe tjetri prej dy vetësh, janë përballur me armë. Ata kanë ndaluar automjetet e tyre, janë shkëputur dhe kanë filluar të shtënë me armë kundër njëri-tjetrit. Katër persona kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spitalin e Traumës, ndërkohë që një tjetër, pas përplasjes, është larguar nga vendi i ngjarjes dhe dyshohet të jetë i plagosur gjithashtu.

Në këtë përplasje është lënduar , një grua 58-vjeçare që po shiste qirinj pranë kishës së Laçit. Ajo është goditur nga një plumb gjatë shkëmbimit të zjarrit dhe është dërguar në spital.

Një armë tip pistoletë është gjetur nga policia në afërsi të vendit të ngjarjes, por ende nuk është identifikuar se kujt i përket. Dyshohet gjithashtu se mund të jetë përdorur edhe një kallashnikov gjatë shkëmbimit të zjarrit. Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe për të identifikuar personat që kanë marrë pjesë në këtë ngjarje të dhunshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit