Elisa Spiropali, drejtuese politike e Partisë Socialiste për Tiranën, është shprehur e sigurt për fitoren e PS në zgjedhjet e 11 majit, duke theksuar se partia do të arrijë një shumicë të plotë dhe mund të përmirësojë rezultatet e vitit 2021. Ajo u shpreh se, sipas sondazheve dhe analizave të brendshme, nuk ka asnjë dyshim për një fitore të sigurt.
“Besoj se edhe nga sondazhet më skeptike që kemi parë, nuk ka dyshime që PS do të marrë një shumicë të plotë, të fortë. Një shumicë edhe më të madhe se 2021. Në qarkun e Tiranës, objektivi ynë i fundit, pra dyshemeja është 19 mandate, por synimi realist që po punojmë është 20 mandate të plota”, tha Spiropali.
/5pyetjet.al