Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, theksoi se Partia Socialiste do të vijojë me politikat e saj për rritjen e pagave në sektorin publik, një iniciativë që do të ketë ndikim pozitiv edhe në sektorin privat. Spiropali shtoi se prioritet kryesor i qeverisë mbetet integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian, duke theksuar se procesi i integrimit është një objektiv i rëndësishëm për parlamentin dhe për vendin.
“PS do të vazhdojë me politikën e rritjes së pagave në sektorin publik dhe kjo do të ndikojë gjithashtu në rritjen e pagave në sektorin privat. Do të vazhdojmë të investojmë në infrastrukturë, energji, bujqësi dhe turizëm, për të përmirësuar mirëqenien e qytetarëve,” tha Spiropali. Ajo shtoi se parlamenti po planifikon një godinë të re për seancat plenare, si pjesë e përpjekjeve për përmbushjen e kërkesave për anëtarësim në Bashkimin Europian.