-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tragjedi në Qafë Burrel, shembet masivi i kromit

Kryesoret

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 17:00 në zonën e njohur si Qaf Burrel, ku një masiv minerali që po grumbullohej nga përpunimi i kromit është shembur, duke shkaktuar rrezik për jetën e një punëtori. Paraprakisht nga informacionet dimë që, shembja ka marrë me vete një mjet tip fadrom, me të cilin po punonte një i ri.

Përveç shembjes së stogut, një rezervuar uji që ishte krijuar nga puna e fabrikës së përpunimit të kromit të varfër është çarë, duke e bërë situatën edhe më të rrezikshme për mjetin dhe punëtorin që ndodhej brenda.

Forcat e policisë dhe dhjetra banorë të zonës janë mobilizuar dhe kanë mbërritur në vendngjarje, duke kërkuar për drejtuesin e fadromës, i cili është ende i zhdukur.

Fabrika e kromit ku ndodhi ngjarja, ishte marrë me qera vetëm disa muaj më parë nga dy shtetas kinez, të cilët po e përpunonin kromin e varfër.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit