Kryetari i PD, Sali Berisha, ka marrë pjesë në një takim elektoral në qytetin e Rrëshenit për të përmbyllur fushatën e zgjedhjeve të 11 majit në këtë zonë.
Ndryshe nga takimet e tjera, Berisha ka zgjedhur të shfaqet me një plis (qeleshe), një element tradicional të veshjeve shqiptare.
Gjatë fjalës së tij, Berisha e nisi duke thënë se “kjo është java e njishave”, duke iu referuar numrit 1 që Partia Demokratike mban në fletën e votimit për 11 majin.