Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë përmbylljes së fushatës elektorale në Shkodër u shpreh se në 100 ditët e para shqiptarët do të marrin 200 euro minimumin jetik. Berisha theksoi se programi i Partisë Demokratike përjashton mjerimin dhe varfërinë e skajshme.
“Programi ynë përjashton brenda 100 viteve mjerimin dhe varfërinë e skajshme nga Tropoja dhe Shqipëria. Politikanët që janë vite dritë larg halleve tuaja, nuk duan t’i dinë për ju. Ministret stolisen sikur janë princesha të sulltanateve. U thonë shqiptarëve se çfarë kanë pensionistët, ata jetojnë shumë mirë, se me 140 euro jetohet fare mirë. Hajduti e urren viktimën. Në 100 ditët e para shqiptarët do të marrin 200 euro minimum jetik”, tha Berisha.