-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Manja në Lezhë: Noizy me lamborghini, simbol i ëndrrës së përmbushur

Kryesoret

Ministri i Drejtësisë dhe drejtuesi politik i PS në qarkun e Lezhës, Ulsi Manja, mori pjesë në një takim elektoral të Partisë Socialiste në Lezhë, ku ishte i pranishëm edhe reperi i njohur Noizy.

Gjatë fjalës së tij, Manja iu përgjigj me ironi kritikave të ish-kryeministrit Sali Berisha për makinën luksoze Lamborghini të artistit, të cilën Noizy e përdori në përurimin e rrugës së Arbrit. “E kishte merak Saliu që këndohej kënga e Hajredin Pashës dhe se Noizy kishte ardhur me Lamborghini. Por sot dua të them se më në fund u përmbush një ëndërr shekullore e Dibrës për t’u lidhur me Tiranën. Dhe ku ka më mirë se ky përurim të bëhet me një Lamborghini, të blerë me talentin e këtij djali,” tha Manja.

Takimi u zhvillua në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit, me pjesëmarrjen e simpatizantëve të PS dhe kryeministrit Edi Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit