-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Putin: Nuk kam pasur nevojë për përdorimin e armëve bërthamore në Ukrainë

Kryesoret

Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se nuk ka pasur nevojë për përdorimin e armëve bërthamore në Ukrainë dhe shpreson që të mos ketë.

Në një pjesë të shkëputur të intervistës me televizionin rus që u publikua të dielën në Telegram, Putin tha se Rusia ka fuqinë dhe mjetet për ta çuar konfliktin në Ukrainë në një “përfundim logjik”.

Duke u përgjigjur në pyetjen lidhur me sulmet ukrainase në territorin rus, Putin tha: “Nuk ka pasur nevojë për përdorimin e këtyre armëve [bërthamore]… dhe shpresoj që të mos ketë nevojë”.

“Ne kemi mjaftueshëm fuqi dhe mjete për të sjellë, atë që nisi më 2022, në një përfundim logjik, me rezultatin që Rusia kërkon”, tha ai.

Në nëntor të vitit 2024, Putin nënshkroi versionin e rishikuar të doktrinës bërthamore të Rusisë, ku përcaktohen rrethanat që i lejojnë atij të përdorë arsenalin bërthamor të Moskës më të madhin në botë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit