-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama: Satira dhe karikatura nuk janë bullizim

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama në një intervistë ka shprehur se shumicën e etiketimeve që ka përdorur në fushatë nuk janë bullizim, por pjesë e satirës dhe karikaturës.

Rama ka treguar se për sa i përket termit ‘autik’, ka folur për autizëm politik. Kryeministri ka thënë se u ka kërkuar falje të gjithë prindërve autik që janë lënduar.

“Satira dhe karikatura nuk janë bullizim. Unë kam folur për autizëm politik. Por përballë lëndimit të prindërve të fëmijëve autik, ndjeva dhe të kërkoj falje. Për mua ai njeri simbolizon fiks bufin e kënetës. Qe ushqehet me krijesat aty brenda. Prandaj ende sot ajo parti e lindur si parti e shpresës, nuk arrin të shpëtojë nga kthetrat e bufit. Ato që jan pak më ndryshe ose gëlltiten nga bufi ose mbyten në ujërat e këntës. Primaret nuk ishin garë. Se po të ishte ashtu fituesit nuk do ishin brenda barkut të bufit.

Ne nuk kemi më problem me tranzicionin. E kemi kaluar. Tani jemi një hap larg Bashkimit Europian. Satira dhe karikatura nuk janë forma të bullizmit. Sharjet dhe ndërtimi i alibisë se nuk po humbim por po na i vjedhin janë gjëra të rënda.“, ka thënë Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit