Në lidhje me një lajm të publikuar mbi shoqërimin e shtetasit F. S. (kandidat për deputet i Partisë Demokratike) në Komisariat, Drejtoria Vendore e Policisë Fier sqaroi se:
Rreth orës 18:50, Drejtori i Policisë Bashkiake njoftoi Sallen Operative të DVP Fier për një poster të vendosur në qendër të qytetit nga një subjekt politik, në kundërshtim me ligjin, dhe përpjekjen e personit për të penguar heqjen e këtij posteri nga forcat e Policisë Bashkiake.
Pas njoftimit, shërbimet e Policisë shkuan menjëherë në vendngjarje dhe për të parandaluar përshkallëzimin e situatës, shoqëruan shtetasin F. S., i cili po kundërshtonte policinë bashkiake. Kandidati për deputet u la i lirë pas disa minutash.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier siguron qytetarët dhe subjektet politike se shërbimet e Policisë janë të angazhuara maksimalisht për të parandaluar dhe goditur çdo paligjshmëri dhe për të garantuar rendin dhe sigurinë.