-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Semanjaku shoqërohet nga policia, PD flet për presion politik

Kryesoret

Kandidati i Partisë Demokratike në qarkun e Fierit, Fatjon Semanjaku, është shoqëruar sot në komisariat pas një incidenti me punonjës të policisë bashkiake në qendër të qytetit. Ngjarja ndodhi pasi Semanjaku kundërshtoi heqjen e një banderole elektorale të vendosur nga strukturat e PD, duke e akuzuar bashkinë për ndërhyrje në fushatën zgjedhore.

Për të shmangur përshkallëzimin e situatës, forcat e policisë ndërhynë dhe e shoqëruan kandidatën demokrat në komisariat, ku pas disa minutash ai u la i lirë.

Partia Demokratike e cilësoi këtë ngjarje si një veprim politik dhe një tjetër shenjë të presionit që, sipas saj, po ushtrohet ndaj opozitës gjatë fushatës zgjedhore. PD akuza se Policia e Fierit veproi me urdhër politik të ministrit të Infrastrukturës, Belinda Ballukut, për të penguar aktivitetet elektorale të kandidatëve të opozitës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit